Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjermania pezullon vizat Schengen për sigurinë e G20-s

Në Gjermani vazhdojnë përgatitjet për samitin e G-20-ës, në të cilin do të marrë pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Gjermania pezullon vizat Schengen për sigurinë e G20-s

Në Gjermani vazhdojnë përgatitjet për samitin e G-20-ës, në të cilin do të marr pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Para samitit, ku do të diskutohet në lidhje me çështjet e tregtisë, klimës dhe emigrimit, në të cilën do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive Gjermania pezulloi zbatimin e regjimit të vizave Schengen.

Për sigurinë e samitit, që do të mbahet më datat 7-8 korrik në Hamburg, do të jenë të angazhuar me mijëra efektiva të policisë.

Zonën përreth vendit ku do të mbahet samiti autoritetet gjermane e shpallën “zonë të sigurt” dhe vendosën ndalimin e tubimeve të ndryshme.

Forcat gjermane të sigurisë do të mbështeten edhe nga forcat holandeze dhe austriake të sigurisë.

Pritet që protestuesit e ardhur nga Evropa të organizojnë protesta në Hamburg gjatë zhvillimit të samitit.

Edhe qendrat e mëdha tregtare në qendër të qytetit, të cilat janë shqetësuar nga frika e dëmtimit, njoftuan se do të shtojnë masat e sigurisë gjatë samitit.

Mbyllja e arterieve kryesore në qendër të qytetit gjatë samitit, po godet edhe sektorin e turizmit.

Agjencitë turistike njoftuan se shumica e turistëve kanë anuluar shëtitjet në Hamburg.



Lajme të ngjashme