Guterres: Esadi duhet të marrë seriozisht paralajmërimet e ShBA-së

Besoj se ky është një paralajmërim serioz, ndërsa këto lloj paralajmërimesh duhen të merren parasysh”, deklaroi Sekretari i OKB-së.

Guterres: Esadi duhet të marrë seriozisht paralajmërimet e ShBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri të ditur se regjimi i Beshar Esadit duhet të marr seriozisht paralajmërimet e administratës së Donald Trumpit mbi “përgatitjet e një sulmi të ri me armë kimike”.

Guterres iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Uashington.

I pyetur për opinion në lidhje me paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë të bëra ndaj regjimit të Esadit në lidhje me armët kimike, Guterres tha: “Besoj se ky është një paralajmërim serioz, ndërsa këto lloj paralajmërimesh duhen të merren parasysh”.

Në anën tjetër edhe përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja, Nikki Haley në një deklaratë të bërë në Kongresin Amerikan tha se paralajmërimet e Trumpit në lidhje me armët kimike kanë dhënë rezultate dhe se do të mund të kenë parandaluar një sulm të mundshëm.

 

Ajo gjithashtu bëri të ditur se janë duke punuar që të mos ndodh ndonjë sulm i ri me armë kimike.

Duke vënë theksin në rëndësinë e thirrjes së Trumpit e bërë ndaj Esadit dhe thirrjes së bërë ndaj Iranit dhe Rusisë, Haley tha se krahas të gjitha mosmarrëveshjeve në Siri kanalet e komunikimit mes ShBA-së dhe Rusisë duket të mbeten të hapura dhe se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke bërë përpjekje në këtë drejtim.



Lajme të ngjashme