Al-Thani: Dialogu mund të fillojë vetëm pas heqjes së izolimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Jassim al-Thani, tha se dialogu dhe negociatat me vendet arabe mund të fillojë vetëm pas heqjes së izolimit ndaj vendit të tij.

Në prononcimin e tij të bërë për gazetarët në kryeqytetin Doha, Al-Thani tha se "Nuk do të ketë kurrfarë negociatash deri sa Katari është në izolim. Për të filluar negociatat është e nevojshme që vendet që kanë shkëputur lidhjet të shfuqizojnë izolimin".

Ai theksoi se në këtë drejtim deri më tani nuk është hedhur ndonjë hap, ndërsa shtoi se çështja që ka të bëjë me të ardhmen e kanalit televiziv, "Al-Jazeera", është një çështje e brendshme e vendit dhe nuk mund të jetë subjekti i negociatave.

Al-Thani theksoi se vendi i tij ende nuk ka marrë asnjë ftesë për negociata të mundshme për të diskutuar në lidhje me krizën diplomatike.

Lajme të ngjashme