Tensioni Izrael-Palestinë: vriten 3 palestinezë dhe 1 ushtar izraelit

Në Jerusalem, si pasojë e ngjarjeve të përjetuara ndërmjet të rinjve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, kanë mbetur të vdekur 4 persona, 3 palestinezë dhe një ushtar izraelit si dhe janë plagosur 4 të tjerë.

israil-filistin gerginlik1.jpg

Në Jerusalem, si pasojë e ngjarjeve të përjetuara ndërmjet të rinjve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, kanë mbetur të vdekur 4 persona, 3 palestinezë dhe një ushtar izraelit si dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Sipas deklaratës së policisë izraelite 2 të rinj palestinezë ndërmorën sulm ndaj ushtarëve izraelitë.

Pas zjarrit të hapur nga ushtarët një prej të rinjve mbeti i vrarë në vendngjarje ndërsa për fatin e të riut tjetër nuk është bërë ende asnjë deklaratë.

Kurse në rrugën Sulltan Sylejman dy të rinj palestinezë për të cilët pretendohet se sulmuan me armë dhe thikë ushtarët izraelitë, humbën jetën pas zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve.

Një police e plagosur në këtë ngjarje humbi jetën në spitalin ku u mor nën kurim.

Sipas lajmit në gazetën Yedioth Ahranot në ngjarje u plagosën edhe 4 persona, 2 izraelitë dhe 2 palestinezë.

Në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në protestat në kufirin e Gazës me plumba të vërtetë, 3 palestinezë mbetën të plagosur.  

Autoritetet izraelite pas tentativës së katër të rinjve palestinezë për veprim kundër ushtarëve izraelitë në Jerusalemin Lindor ka marrë masa të mëdha sigurie.



Lajme të ngjashme