Rusia pretendon vrasjen e liderit të DAESH-it, El Bagdadi

Rusia pretendon se në sulmet ajrore të ndërmarra më 28 maj ndaj qytetit Rakka të Sirisë mund të jetë vrarë kreu i organizatës terroriste DEASH dhe dhjetëra udhëheqës të tjerë të kësaj organizate.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëhet e ditur se avionët luftarak rus më 28 maj kanë goditur një godinë ku mbahej mbledhja e udhëheqësve të lartë të DAESH-it në afërsi të Rakkas me çrast janë vrarë 330 militantë në mesin e të cilëve 30 ishin komandantë në terren.  

"Sipas informacioneve që kemi kontrolluar përmes kanaleve të shumta, kreu i DAESH-it Ibrahim Ebu Bekr al-Bagdadi, i cili u vra nga sulmet, ishte gjithashtu në takim", thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Më tej thuhet se në mesin e anëtarëve të vrarë të DEASH-it është edhe i ashtuquajturi emri përgjegjësi për Rakka-n, Ebu al-Haxhi Al Misri, përgjegjësi për shërbimin e sigurimit, Sulejman Al Shavvah, pastaj Ibrahim En Nejef Al Haxh, i cili ishte i ngarkuar për kontrollin e rajonit mes Rakka-s dhe Suhnea-s.

Lajme të ngjashme