Putin reagoi ashpër ndaj zgjerimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Putin gjithashtu tha se këto sanksione kanë edhe anën e tyre pozitive.

Putin reagoi ashpër ndaj zgjerimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin reagoi ashpër ndaj vendimit të ShBA-së në lidhje me sanksionet që zbaton ndaj Rusisë.

Presidenti Putin prej muajit prill 2001 e këtej çdo vit nëpërmjet programit “Linja e drejtpërdrejtë” që transmetohet në ekranet e kanaleve televizive iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me tema të ndryshme, ndërkaq edhe gjatë pjesëmarrjes në emisionin e sivjetmë në përgjigje të pyetjes në lidhje me sanksionet që zbatojnë vendet perëndimore ndaj vendit të tij Putin tha se “Po të mos ishte Krimea ata do të gjenin ndonjë gjë tjetër për ta rrethuar Rusinë”.

“Nuk di se pse janë ashpërsuar retorikat e Senatit amerikan ndaj Rusisë. Kjo ndoshta ka të bëjë me luftën e brendshme politike në ShBA”, deklaroi Putin, ndërsa shtoi se sanksionet që zbatohen me shekuj ndaj Rusisë me qëllim për ta mposhtur atë janë bërë një praktikë e zakonshme.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a do të zgjeroj Rusia sanksionet e saj si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Senati amerikan, Vladimir Putin tha: “Në qoftë se vendet që zbatojnë sanksione ndaj Rusisë i heqin ato, atëherë edhe ne do ti bëjnë një vlerësim atyre që i zbatojmë ne. Sepse sanksionet nuk mund të zbatohen deri në pafund”.

Presidenti i Rusisë tha se për shkak të sanksioneve Rusia ka humbur 52 miliardë dollarë, ndërsa vendet Perëndimore për shkak të sanksioneve të tyre kanë humbur më shumë se 100 miliardë dollarë.

Putin gjithashtu tha se këto sanksione kanë edhe anën e tyre pozitive, ndërsa shtoi se këto sanksione bënë që qytetarët rus të përdorin mendjen e tyre dhe në saje të kësaj Rusia ka zgjeruar shumicën e sektorëve përfshirë edhe atë të bujqësisë.



Lajme të ngjashme