Trump: Do bëjë gjithçka është e nevojshme për të mbajtur terrorizmin jashtë SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti sulmin në Londër si një “sulm të tmerrshëm terrorist”.

Trump: Do bëjë gjithçka është e nevojshme për të mbajtur terrorizmin jashtë SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti sulmin në Londër si një “sulm të tmerrshëm terrorist” dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të vënë para drejtësisë të përgjegjshmit e këtyre akteve.

Gjatë vizitës së tij në Uashington në një mbrëmje në Teatrin Ford, teatri historik ku presidenti Abraham Lincoln u qëllua në 1865, ai tha se “kjo gjakderdhje duhet të përfundojë”.

“Si president do të bëj atë që është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e këtij kërcënimi në brigjet tona”,tha ai,

Trump shtoi se SHBA-ja do të zbatojë vendimin e saj për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nga armiq që kanë vënë në rrezik  jetën e të pafajshmëve “.



Lajme të ngjashme