Rusët mbeten sfida më e madhe për amerikanët

Presidenti rus, Vladimir Putin përfaqëson një kërcënim më të madh për sigurinë botërore se sa organizata terroriste DAESH, deklaroi senatori republikan amerikan, John McCain.

742115
Rusët mbeten sfida më e madhe për amerikanët

Ish-kandidati për presidencialet amerikane në vitin 2008, aktualisht për vizitë në Australi, vlerësoi se ndërhyrjet e dyshuara të Moskës në zgjedhjet e vendeve të tjera përbëjnë një rrezik për demokracinë.

Besoj se Putini është kërcënimi i parë dhe kryesor, para DAESH-it”, tha ai të hënën në mbrëmje për televizionin “Australian Broadcasting Corporation”.

“Mendoj se DAESH-i mund të bëjë gjëra të tmerrshme (…) por janë rusët që përpiqen, që janë përpjekur, të shkatërrojnë themelet e vetë demokracisë dhe kryesisht janë përpjekur të ndryshojnë rezultatet elektorale amerikane”, shtoi senatori.

“Nuk kam asnjë provë që kanë arritur, por ata janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen. Ata sapo u përpoqën të influencojnë rezultatet elektorale në Francë”, vazhdoi ai.

“Pra e konsideroj Vladimir Putinin, që shpërbëri Ukrainën, një shtet sovran, që i bën presion vendeve Baltike, i konsideroj rusët si sfida më e madhe me të cilën jemi përballur”, theksoi McCain.

McCain, një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump në partinë republikane, mbajti deklarata në një moment që Shtëpia e Bardhë është tronditur nga zbulime pa fund mbi çështjen ruse.



Lajme të ngjashme