Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pekini i pakënaqur nga deklaratat e G7-s për detet e Kinës Lindore dhe Jugore

Ministria kineze e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj komenteve të vendet të G7-s në lidhje me detet e Kinës Lindore dhe Jugore...

Pekini i pakënaqur nga deklaratat e G7-s për detet e Kinës Lindore dhe Jugore

Ministria kineze e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj komenteve të vendet të G7-s në lidhje me detet e Kinës Lindore dhe Jugore.

“Ne shprehim pakënaqësi të madhe nga deklaratat e vendeve të G7-s, të bëra nën petkun e së drejtës ndërkombëtare, për detet e Kinës Lindore dhe Jugore”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, në një deklaratë me shkrim.

Lu Kang njoftoi dëshirën e Pekinit zyrtar për t’i zgjidhur problemet me anë të rrugës së negociatave politike dhe dialogut të drejtpërdrejtë duke theksuar se qëndrimi i administratës kineze për çështjen në fjalë është i prerë dhe i qartë.

Ndër të tjera, zëdhënësi i MPJ kineze theksoi se vendi i tij është i vendosur që të nxisë bashkëpunimin e ndërsjellë me vendet e rajonit për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në ujërat e kontestuara dhe se vendet e G7-s duhet të mbajnë premtimin e tyre për paanshmëri.

“Jepuni fund deklaratave tuaja të papërgjegjshme duke mbajtur premtimin tuaj për të qenë të paanshëm”, u shpreh ai.

Në deklaratën përfundimtare të publikuar të dielën nga samiti i kryetarëve të shteteve/qeverive të vendeve të G7-s, i cili u mbajt në Itali me pjesëmarrjen e liderëve të Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Japonisë, Francës, Kanadasë dhe të Bashkimit Evropian, nënvizohej “shqetësimi nga situata në rajon dhe nga mosmarrëveshjet për sovranitet ndërmjet vendeve të lagura nga detet e Kinës Lindore dhe Jugore”.

Pekini ka probleme me Japoninë në Detin e Kinës Lindore, si dhe me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë, Brunein e Indonezinë në Detin e Kinës Jugore.



Lajme të ngjashme