Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

IHH dhuron ndihma në ushqime për jetimët dhe familjet e varfra në Gazë

Mahmud esh-Sherfa, në një prononcim të bërë tha se sot në mëngjes kanë shpërndarë rreth 5 mijë pako ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë.

IHH dhuron ndihma në ushqime për jetimët dhe familjet e varfra në Gazë

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dhuroi ndihma ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë në Gazë.

Përgjegjësi i marrëdhënieve me publikun i zyrës së Fondacionit IHH në Gazë, Mahmud esh-Sherfa, në një prononcim të bërë tha se sot në mëngjes kanë shpërndarë rreth 5 mijë pako ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë.

Sherfa po ashtu njoftoi se ndihmat për familjet e varfra dhe jetimët do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit, ku bëri të ditur se me këtë rast do të organizojnë edhe iftare të përbashkëta, ndërsa shtoi se me këtë ata po i përmbushin detyrat e tyre njerëzore ndaj banorëve të Gazës, të cilët po jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Në një deklaratë të javës së kaluar, drejtori Organizatës Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza, Bo Schack, kishte theksuar se gjendja në Gaza, ku kriza e energjisë elektrike dhe ajo e ujit po rritet dhe ku ka ndërprerje të pagave për nëpunësit publik, është “tragjike”. Ai po ashtu kishte bërë të ditur se numri i refugjatëve të cilët furnizohen me ushqim nga programet humanitare ka arritur në 960 mijë.



Lajme të ngjashme