Militanti Jezidi shprehet për lidhjet mes PKK-së dhe DAESH-it

Ish-militanti i PKK-së është shprehur se përgjatë kohës që ka qëndruar në radhët e PKK-së në Sinxhar ka vërejtur fytyrën e vërtetë të organizatës.

Militanti Jezidi shprehet për lidhjet mes PKK-së dhe DAESH-it

Ish-militanti Jezidi i cili ka qenë në radhët e organizatës terroriste PKK për afërsisht dy vite e gjysmë në rajonin Sinxhar të Moslit në Irak, deklaroi se kanë vepruar së bashku me militantët e organizatës DEASH duke kryer bisedime të fshehta me ata.

Militanti Jezidi, i cili nuk dëshiron të tregojë emrin e tij, vjen nga një familje e njohur në Sinxhar. Ai u prononcua për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA), dhe tregoi ato që ka parë dhe me çfarë është përballur gjatë periudhës deri sa qëndroi në radhët e PKK-së.

Pasi vuri në dukje se kanë rënë në kurthin e PKK-së për shkak të mungesës së sigurisë e ndodhur pasi organizata terroriste DAESH sulmoi popullatën Jezidi në Sinxhar në gusht të vitit 2014, militanti Jezidi ka pranuar se ka kryer detyrë aktive për 2 vite e katër muaj në kampet ushtarake të organizatës.

Ish-militanti i PKK-së është shprehur se përgjatë kohës që ka qëndruar në radhët e PKK-së në Sinxhar ka vërejtur fytyrën e vërtetë të organizatës ashtu sikurse edhe Jeziditë e tjerë, dhe se organizata për të mashtruar Jeziditë bëri sikur luftonte me DEASH-in. 

Duke nxjerrë në pah të vërtetën e marrëveshjes së fshehtë të PKK-së në Sinxhar, terroristi Jezidi tha se "Kuptova se PKK-ja ishte dakorduar me DEASH-in për të marrë nën kontroll disa rajone në kufi me Sinxharin. PKK-ja për të kënaqur kurdët Jezidi kërkoi nga DEASH-i që me marrëveshje të tërhiqej nga disa rajone. Ku në këtë mënyrë bëri përpjekje për të dhënë imazhin sikur po luftonte me DEASH-in".

"Pas zbulimit se PKK-ja në Sinxhar kryente bisedime me DEASH-in nisëm të kuptonim se si ishin mashtruar Jeziditë”, tha terroristi Jezidi dhe shtoi se pas kësaj PKK-ja i urdhëroi ata që të luftonin kundër Peshmergëve. Më pas Jeziditë e refuzuan këtë dhe nisën të linin armët dhe kjo u bë shkak që unë të largohem nga PKK-ja". 

"E ardhmja e fëmijëve Jezidi ndodhet në një rrezik të madh. PKK-ja i merr fëmijët Jezidi dhe i dërgon nga Sinxhari në Iran, Kandil dhe në Siri", është shprehur militanti duke shtuar më tej se "Një tjetër element shqetësues që kam vërejtur përgjatë kohës kur qëndroja në radhët e PKK-së ishte trajnimi madje edhe i fëmijëve 8-9 vjeçar me armë. Qëllimi i vetëm i PKK-së është trajnimi i militantëve që të derdhin gjak. Edhe fëmijët Jezidi i trajnojnë mbi këtë parim".



Lajme të ngjashme