Gjenevë – Vazhdon raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura zhvilloi takime të ndara me Komitetin e Lartë Negociues (të përbërë nga opozitarët sirianë) dhe delegacionin e regjimit.

Gjenevë – Vazhdon raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë

Vazhdon raundi i gjashtë i Bisedimeve të Gjenevës për Sirinë, i cili filloi dje në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, i cili menaxhon bisedimet, zhvilloi takime të ndara me Komitetin e Lartë Negociues (të përbërë nga opozitarët sirianë) dhe delegacionin e regjimit.

Sesioni i parë i bisedimeve u përqendrua në sigurimin e paqes së qëndrueshme në Siri, në propozimet për një kushtetutë të re dhe në gjendjen e mijëra kundërshtarëve (politikë) që mbahen në burgjet e regjimit.

Delegacionit të përbërë nga përfaqësues të regjimit dhe opozitarëve De Mistura i paraqiti një listë me emra të njohur të shoqërisë civile dhe teknokratësh, të cilët do të kontribuojnë në hartimin e kushtetutës së re.

Kundërshtarët e regjimit si kusht për realizimin e procesit të zgjidhjes në Siri parashtrojnë largimin e Esadit nga pushteti. 

Kurse delegacioni i regjimit këtë kërkesë e vlerëson si një pengesë për përparimin e bisedimeve.

Në raundin e 5-të të bisedimeve, që u mbajt në mars po në Gjenevë, përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane kishin dështuar.



Lajme të ngjashme