Rëndohet gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë

Gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, të cilët ndodhen në grevë urie prej 17 prillit e këtej, është përkeqësuar shumë.

Rëndohet gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë

Gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, të cilët ndodhen në grevë urie prej 17 prillit e këtej, është përkeqësuar shumë.

Këshilli për Media, i formuar për të ndjekur grevën e quajtur “Greva e Lirisë dhe Dinjitetit” në një deklaratë me shkrim bën të ditur se gjendja shëndetësore e 90% të të burgosurve të cilët iu bashkëngjitën grevës është përkeqësuar seriozisht.

Në deklaratë bëhet e ditur se të burgosurit kanë vjedhje vazhdimisht, herë pas here alivanosen dhe se secili prej tyre ka humbur nga 20kg në peshë, ndërsa shtohet se në spitalin fushor ku Izraeli i dërgon të burgosurit në gjendje të rëndë shëndetësore mungojnë edhe pajisjet themelore.

Greva e urisë, e filluar më 17 prill nga më shumë se 1 mijë e 500 të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite ka filluar me kërkesë “dhënies fund të zbatimeve arbitrare” nga ana e Izraelit.

Në mesin e kërkesave të të burgosurve palestinezë ndodhen përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, heqja e kufizimit të vizitave të të afërmve dhe dhënia fund zbatimit të mbajtjes në izolim dhe të praktikave të paraburgimeve administrative.



Lajme të ngjashme