Francë - Edouard Philippe emërohet kryeministër i ri i vendit

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron emëroi sot në postin e kryeministrit një deputet të së djathtës së moderuar, Edouard Philippe.

Francë - Edouard Philippe emërohet kryeministër i ri i vendit

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron emëroi sot në postin e kryeministrit një deputet të së djathtës së moderuar, Edouard Philippe, para se të nisej në një vizitë në Berlin, shenjë e prioritetit dhënë ndaj boshtit franko-gjerman dhe rimëkëmbjes evropiane.

Zgjedhja e këtij deputeti, 46 vjeç, jashtë partisë së presidentit të republikës “Në lëvizje!” reflekton gatishmërinë e grumbullimit pranë të riut centrist proevropian, i cili me shumë gjasa kërkon të tërheqë një pjesë të së djathtës për të siguruar shumicën në Asamblenë Kombëtare në muajin qershor, kusht kyç për të ndërmarrë reformat e tij liberale dhe sociale.

Pak i njohur nga publiku i gjerë, kryeministri i ri i ka kaluar linjat e politikës tradicionale.

Kryebashkiak i partisë së djathtë “Republikanët” i qytetit të Havrit, person i afërt i ish-kryeministrit Alain Juppe, ai ka propaganduar në rini për socialistin Michel Rocard dhe linjën e tij socialdemokrate, para se bashkohej me rangjet e së djathtës.

”A priori ai qëllon në shenjë me këtë zgjedhje. Për Macron është një person i drejtë, një fakt që vihet re më tepër në fjalimin e tij ku shprehet se do të mbledhim më të mirët për të qeverisur”, analizon Chloe Morin, e qendrës së reflektimit “Fondacioni Jean Jaures”.



Lajme të ngjashme