Moska ndalon avionët e koalicionit ndërkombëtar të fluturojë në zonat siriane të sigurisë

Kreu i delegacionit rus në bisedimet për paqen siriane, Alexander Lavrentyev tha se avionët e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Siri nuk do të lejohen të fluturojnë mbi zonat e ashtuquajtura të sigurisë.

Moska ndalon avionët e koalicionit ndërkombëtar të fluturojë në zonat siriane të sigurisë

Avionët e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Siri nuk do të lejohen të fluturojnë mbi zonat e ashtuquajtura të sigurisë, tha të premten kreu i delegacionit të Rusisë në bisedimet për paqen siriane, Alexander Lavrentyev.

ShBA-ja mirëpriti me kujdes marrëveshjen ndërmjet Rusisë, Turqisë dhe Iranit (arritur të enjten në Astana), mbi krijimin e zonave të sigurta për të zbutur krizën humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rusia tha se do të bënte të pamundurën për të siguruar ndalimin e fluturimeve mbi këto zona.



Lajme të ngjashme