Kazakistan - Palët konfirmojnë pjesëmarrjen në bisedimet e paqës për Sirinë

Bëhet e ditur se vendet garantuese, Rusia, Turqia dhe Irani para mbledhjes së nivelit të lartë, që do të mbahet më datat 3-4 maj, do të zhvillojnë takime teknike.

Kazakistan - Palët konfirmojnë pjesëmarrjen në bisedimet e paqës për Sirinë

Ministria e Jashtme e Kazakistanit njoftoi se në raundin e katërt të mbledhjes për Sirinë do të marrin pjesë të gjitha palët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Anuar Zhainakov në një prononcim të tij të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) ka thënë se “Të gjitha palët përkatëse përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane me kryesuesin e saj Muhamed Allush kanë konfirmuar pjesëmarrjen në bisedimet e paqes”.

Zhainakov bëri të ditur se vendet garantuese, Rusia, Turqia dhe Irani para mbledhjes së nivelit të lartë, që do të mbahet më datat 3-4 maj, do të zhvillojnë takime teknike.

Procesi i Astanës, i cili mbahet me qëllim të gjetjes së zgjidhjes politike krizës siriane, që vazhdon për më shumë se 6 vjet, ka filluar në janar të këtij viti, ndërsa palët gjatë muajve në vijim zhvilluan edhe dy takime tjera përveç takimit të parë.



Lajme të ngjashme