Manovra ushtarake amerikano-japoneze në Detin e Filipineve

Manovra të përbashkëta ushtarako-detare amerikano-japoneze filluan sot në Detin e Filipineve, me pjesëmarrjen e aeroplanmbajtëses ”Uss Carl Vinson”, që po i drejtohet njëkohësisht edhe Gadishullit Korean.

Manovra ushtarake amerikano-japoneze në Detin e Filipineve

Marina amerikane njoftoi se dy anije luftarake ofensive japoneze i janë bashkuar aeroplanmbajtëses ”Uss Carl Vinson”, ndërkohë që dy anije të tjera amerikane po vazhdojnë rrugën drejt pjesës perëndimore të oqeanit Paqësor.

Anijet luftarake ofensive japoneze lanë portin e Sasebos të premten për t’iu bashkuar grupit naval amerikan nën drejtimin e aeroplanmbajtëses ”Uss Carl Vinson”.

Situata në rajon është delikate pas testeve bërthamore dhe balistike nga ana e Koresë së Veriut.



Lajme të ngjashme