Koreja e Veriut: ShBA-të përshkallëzojnë tensionimin në gadishullin korean

Zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong deklaroi se lufta termonukleare mund të shpërthej në çdo çast.

Koreja e Veriut: ShBA-të përshkallëzojnë tensionimin në gadishullin korean

Ndërkohë që vazhdon përshkallëzimi i tensioneve në gadishullin korean vazhdon edhe përballja mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, Mike Pence deklaroi se “Ka marr fund durimi strategjik që treguam ndaj Koresë së Veriut”.

Ndërkaq nuk vonoi shumë edhe përgjigjja e Koresë së Veriut.

Zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e përshkallëzuar tensionimin në gadishullin korean. Lufta termonukleare mund të shpërthej në çdo çast. Koreja e Veriut është e gatshme ti kundërpërgjigjet çdo lloj lufte që dëshiron ShBA-ja”.

Kim gjithashtu kritikoi vendimin për organizimin e mbledhjes së posaçme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me programin nuklear të Koresë së Veriut më 28 prill.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat morën kryesimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë duke e keqpërdorur këtë kompetencë. ShBA-të janë duke ndërhyrë ndaj vendeve sovrane me mentalitetin e gangsterëve”, deklaroi Kim In Ryong.

Zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm i Koresë së Veriut gjithashtu bëri të ditur se vendi i tij do të vazhdoj me armatim dhe testime bërthamore krahas kërcënimeve ushtarake.



Lajme të ngjashme