Rripi i Gazës - Ndalon prodhimin centrali i vetëm elektrik

Centrali i vetëm elektrik në Rripin e Gazës ka ndaluar prodhimin për shkak të çmimeve të larta të karburanteve.

Rripi i Gazës - Ndalon prodhimin centrali i vetëm elektrik

Centrali i vetëm elektrik në Rripin e Gazës ndaloj prodhimin e energjisë elektrike.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Institucioni i Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Gazë thuhet se “Prodhimi i energjisë elektrike është ndaluar për shkak të trefishimit të taksave nga ana e qeverisë së pajtimit palestinezë, të cilat shkaktuan edhe rritjen e çmimeve të karburanteve. Ky është një çmim që tejkalon mundësitë tona për të blerë karburante për prodhimin e energjisë elektrike”.

Në deklaratë si përgjegjëse për krizën elektrike tregohet qeveria e pajtimit  ndërsa në mes tjerash u kërkua që të mos mblidhen taksat për karburantet për prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkaq qeveria e pajtimit palestinezë mohoi pretendimet ndërsa pretendoi se përgjegjës për këtë krizë është Hamasi.



Lajme të ngjashme