Trump: Ka ardhur koha për ti dhënë fund situatës në Siri

Në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka ardhur koha për ti dhënë fund luftës në Siri dhe sigurimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpi.

Trump: Ka ardhur koha për ti dhënë fund situatës në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump tha se ka ardhur koha për ti dhënë fund luftës së egër civile në Siri, për të mundur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Shtëpinë e Bardhë mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi, ku iu përgjigjën edhe pyetjeve të gazetarëve.

Trump vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n për të zgjidhur problemet në Siri.

“U jemi mirënjohës anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve për mbështetjen që kanë dhënë në dënimin e masakrave me armë të tmerrshme të Esadit. Masakrimi me armë kimike dhe në formë të tmerrshme i civilëve të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë dhe foshnja të vegjël që kanë nevojë për ndihmë, duhet refuzuar në mënyrë kategorike nga të gjitha kombet që e vlerësojnë jetën e njeriut”,- tha Trump.

Presidenti amerikan bëri kritika edhe në adresë të Moskës, për shkak të mbështetjes që kjo i jep regjimit të Esadit.

“Për momentin nuk po merremi vesh fare me Rusinë. Por do të ishte shumë mirë nëse do të kuptoheshim. Mundësisht marrëdhëniet tona me Rusinë sot janë në nivelin më të ulët të tyre”,- vlerësoi Trump.

I pyetur nga një gazetar se kishin dijeni apo jo rusët për sulmin me armë kimike që ndodhi javën e kaluar në Idlib, Trump tha se Rusia ka një bashkëpunim të ngushtë me regjimin e Esadit, kështu që është e lartë mundësia që të ketë qenë në dijeni edhe për këtë sulm. Trump iu shmang përdorimit të shprehjeve të sakta në lidhje me këtë. “Jemi në pritje të përfundimeve”, tha ai duke iu referuar hetimeve që vazhdojnë për këtë çështje.

Në lidhje me NATO-n, të cilën më herët e kishte cilësuar si një institucion që i ka kaluar moda, në konferencën e përbashkët me Stoltenberg, Trump bëri hap prapa nga kjo deklaratë dhe tha: “NATO-ja nuk është një institucion jashtë mode”.

Presidenti amerikan u bëri thirrje edhe një herë vendeve anëtare (të NATO-s) të paguajnë kontributet që kanë premtuar.

Trump sqaroi se Këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, gjeneralin H.R. McMaster së shpejti do ta dërgojë në Afganistan dhe do të kërkojë prej tij që të bisedojë me aleatët tanë në NATO me mision atje për një luftë më efektive kundër terroristëve.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se ShBA-ja ka aleatë shumë të vyer në NATO dhe se aleanca i vlerëson shumë marrëdhëniet me Amerikën.



Lajme të ngjashme