SHBA: Informacione të besueshme për mbështetje ruse në puçin e dështuar në Mal të Zi

Shtëpia e Bardhë dha të mërkurën një goditje për Rusinë duke konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme, sipas të cilave Moska ka dhënë mbështjetjen e saj për një grusht shteti të dështuar në Malin e Zi, tetorin e vitit 2016...

SHBA: Informacione të besueshme për mbështetje ruse në puçin e dështuar në Mal të Zi

Shtëpia e Bardhë dha të mërkurën një goditje për Rusinë duke konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme, sipas të cilave Moska ka dhënë mbështjetjen e saj për një grusht shteti të dështuar në Malin e Zi, tetorin e vitit 2016.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i atribuoi Moskës përgjegjësinë për këtë projekt për grusht shteti, programuar ditën e zgjedhjeve legjislative më 16 tetor.

Kjo deklaratë erdhi në të njëjtin moment kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u takua në Moskë kreun e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, për bisedime të rëndësishme mbi konfliktin sirian dhe pikërisht para takimit të njoftuar me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në muajin tetor në Malin e Zi”, theksoi zyrtari, nën mbulimin e anonimatit, duke përmendur informacione të besueshme për një mbështetje ruse për një tentativë sulmi kundër qeverisë ditën e zgjedhjeve.

Prokurori special malazez, Milivoje Katniç, konfirmoi në shkurt se organet e shtetit rus ishin përfshirë në komplotin e dështuar, i cili kishte si objektiv të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Një perspektivë për anëtarësim, për të cilën Presidenti amerikan, Donald Trump, dha miratimin e tij, i hap rrugën hyrjes së këtij vendi të vogël ballkanik në Aleancë dhe që është konsideruar nga Rusia si një provokim.

Trump priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan duket se ka ndryshuar qëndrimin ndaj Rusisë duke dënuar së fundmi mbështetjen e saj për regjimin e Esadit.



Lajme të ngjashme