Putin: Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përkeqësuar që prej ardhjes së Trumpit në pushtet

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi të mërkurën se besimi i tyre ndaj Uashingtonit është pakësuar gjithnjë e më shumë gjatë mandatit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Putin: Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përkeqësuar që prej ardhjes së Trumpit në pushtet

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi të mërkurën se besimi i tyre ndaj Uashingtonit është pakësuar gjithnjë e më shumë gjatë mandatit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

I pyetur nga një gazetar i televizionit rus “Mir 24” në lidhje me cilësinë e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe nëse ka apo jo një përkeqësim më të madh në raportet bilaterale mes dy fuqive gjatë periudhës së Trumpit, në krahasim me administratën Obama, shefi i Kremlinit u përgjigj me këto fjalë: “Mund të themi se shkalla e besimit në marrëdhëniet tona të punës, kryesisht në fushën ushtarake, nuk është përmirësuar; përkundrazi, është përkeqësuar.”

Bombardimi i një baze ajrore në afërsi të Humusit nga SHBA-ja, pas pretendimeve të javës së kaluar për një sulm me armë kimike të ushtrisë së regjimit sirian kundër popullatës civile në Han Shejhun të Idlibit, shkaktoi tensionim ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Goditja e bazës ajrore të Shajratit me 59 raketa “Tomahawk” ishte sulmi i parë direkt i SHBA-së kundër regjimit të Esadit.



Lajme të ngjashme