Siri – Damasku bombardon opozitarët me napalm

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) në bashkëpunim me burime spitalore dhe ushtarake në terren thekson se forcat e regjimit po zhvillojnë bombardime intensive me bomba me napalm ose thërrmuese kundër pozicioneve të opozitës së armatosur.

709725
Siri – Damasku bombardon opozitarët me napalm

Bombardime intensive me avionë dhe artileri nga ana e regjimit të Damaskut janë duke u zhvilluar në Siri, në zonat jashtë kontrollit të forcave besnike të Esadit, si në provincat Dera, Hama, Idlib dhe Halep njofton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) në bashkëpunim me burime spitalore dhe ushtarake në terren thekson se “këto sulme po zhvillohen me armë konvencionale, por edhe me armë të konsideruara ilegale nga ligjet ndërkombëtare, si bombat me napalm apo bomba thërrmuese”.



Lajme të ngjashme