Rritet numri i gylenistëve që kërkojnë azil në Belgjikë

Sipas gazetave belge "Het Laatste Nieuws" dhe "De Morgen" numri i kërkesave të shtetasve turq për azil në Belgjikë ka shënuar një rritje në nivel rekord.

Rritet numri i gylenistëve që kërkojnë azil në Belgjikë

Pas tentativës së dështuar të organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi, njoftohet se 678 nënshtetas të Turqisë kanë bërë kërkesë për azil në Belgjikë.

Sipas lajmeve të gazetave belge "Het Laatste Nieuws" dhe "De Morgen" thuhet se numri i kërkesave për azil të shtetasve turq në Belgjikë ka shënuar një rritje në nivel rekord.

Sipas këtyre lajmeve, në vitet e kaluara 300 shtetas të Turqisë kishin kërkuar azil në Belgjikë, kurse në 8 muajt pas tentativës së grusht shtetit të Organizatës Terroriste FETO/PDY ky numër është rritur me 123 për qind, duke arritur në 678.

Gazetat belge shkruajnë se azilkërkuesit kanë profesione si: avokatë, gazetarë, prokurorë, ushtarakë, biznesmenë dhe mësimdhënës. Njoftohet se shumica e këtyre personave kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Po ashtu thuhet se anëtarët e FETO-s, të cilët kanë bërë kërkesa për azil, kanë kërkuar edhe ndërrimin e emrave të tyre në Belgjikë për të humbur gjurmët.



Lajme të ngjashme