SHBA – Përsëri sulm në një klub nate, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën 1 person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën të dielën pas hapjes zjarr nga persona të armatosur në një klub nate në Sinsinati, në veri të SHBA-së, njoftoi policia duke përjashtuar pistën terroriste...

SHBA – Përsëri sulm në një klub nate, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën 1 person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën të dielën pas hapjes zjarr nga persona të armatosur në një klub nate në Sinsinati, në veri të SHBA-së, njoftoi policia duke përjashtuar pistën terroriste.

"Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por nuk ka informacione që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin", shkruan zëvendësshefi i policisë së Sinsinatit, Paul Neudigate, në rrjetin social "Twitter".

Policia e qytetit të Ohajos kishte njoftuar më herët për të paktën dy persona përgjegjës të sulmit, por Paul Neudigate është shpehur më vonë në lidhje me këtë informacion në rrjetin social: "Vetëm një person dihet për momentin, por do të hetojmë nëse ka të tjerë të përfshirë."

"Qindra të rinj ndodheshin në këtë klub nate, ku ndodhi ngjarja", sipas policisë së Sinsinatit.



Lajme të ngjashme