BE-ja mendon për vendosjen e sistemit "me shumë shpejtësi"

Gjermania, Franca dhe Italia, vendet e mëdha dhe themeluese të Bashkimit Evropian po orientohen drejt modelit të Evropës “me shumë shpejtësi”.

BE-ja mendon për vendosjen e sistemit "me shumë shpejtësi"

Gjermania, Franca dhe Italia, vendet e mëdha dhe themeluese të Bashkimit Evropian, i cili po përgatitet që më 25 mars ta festojë 60 vjetorin e marrëveshjes së themelimit, po orientohen drejt modelit të Evropës “me shumë shpejtësi”.

Modeli “me shumë shpejtësi”, i cili përmendet me vite në literaturën e BE-së, kishte ardhur përsëri në rend të ditës me dokumentin e quajtur “Libri i Bardhë” të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ku ai trajtoi të ardhmen e BE-së.

Liderët e BE-së, të cilët pritet të mblidhen nesër për të festuar 60 vjetorin e Traktatit të Romës të nënshkruar në vitin 1957 në Romë, do t’i shqyrtojnë 5 skenarë lidhur me të ardhmen e këtij kontinenti, që zënë vend në dokumentin e Juncker-it.

Në fillim të muajit mars, në Samitin e Versailles në Paris, ku u takuan liderët e Gjermanisë, Spanjës, Francës dhe Italisë, ishin dhënë deklarata mbështetëse për modelin “me shumë shpejtësi”.

“Të mëdhenjtë”, pjesë e së cilëve janë shtetet themeluese të BE-së, po përqendrohen në modelin “me shumë shpejtësi”, i cili mundëson që shtetet që duan mund të bëjnë më shumë bashkëpunim, dhe që mundëson pjesëmarrjen e vendeve tjera anëtare në projekteve të përbashkëta kur të duan.

“Modeli me shumë shpejtësi” parasheh mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të disa shteteve anëtare të BE-së në fushat që ata dëshirojnë, pa pritur pjesëmarrjen e të gjitha shteteve.

Ndërkaq shtetet e vogla dhe jo-fuqishme nuk shikojnë ngrohtë në këtë model me shqetësime për mbrojtjen e interesave të tyre kombëtare, ndërsa mbrojnë qëndrimin se politikat e përbashkëta të BE-së do të thellohen edhe më shumë. 

Në të vërtetë, shembujt e modelit “me shumë shpejtësi” mund të shihen në praktikat ekzistuese të BE-së. Për shembull aplikimi Shengen i cili parasheh lëvizjen e lirë dhe praktika e bashkimit monetar i ngjan modelit “me shumë shpejtësi”. Prej 28 shteteve anëtare të BE-së, 19 prej tyre përdorin euron si vlerë monetare nacionale, kurse të tjerët vazhdojnë t’i përdorin monedhën e tyre nacionale.



Lajme të ngjashme