Gueterres: Mosrespektimi i të drejtave të njeriut një sëmundje që përhapet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se "populizmi i çoroditur" dhe "radikalizmi" nxisin intolerancën në botë.

Gueterres: Mosrespektimi i të drejtave të njeriut një sëmundje që përhapet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se "populizmi i çoroditur" dhe "radikalizmi" plotësojnë dhe ndezin racizmin, ksenofobinë, urrejtjen ndaj të huajve, urrejtjen ndaj muslimanëve, anti-semitizmin dhe format e tjera të intolerancës në botë.

Në Gjenevë sot filloi seanca e 34-t e Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Në fjalën e tij të hapjes njeriu i parë i OKB-së Guterres theksoi se në mbarë botën po shkelen të drejtat e njeriut dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë përpjekje për zgjidhjen e krizave dhe luftërave.

"Mosnjohja e të drejtave të njeriut është një sëmundje që po përhapet në veri, jug, lindje dhe perëndim të botës. Këshilli i të Drejtave të Njeriut duhet të jetë pjesë e terapisë për trajtimin e kësaj sëmundje", tha Guterres.

Duke treguar për thellimin gjithnjë më të madh të krizave në pjesë të ndryshme të botës, Guterres tha se konfliktet dhe luftërat e reja kanë shpërthyer, ndërsa ato të mëparshmet nuk kanë përfunduar. Ai paralajmëroi se të gjitha këto zona të krizës kanë lidhje të mëdha me radikalizmin dhe terrorizmin si kërcënim global i paqes dhe stabilitetit.

"Edhe të drejtat e refugjatëve dhe të emigrantëve janë në shënjestër, si dhe në rritje është edhe kontrabanda me njerëz. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë së saj në një situatë ku një numër në rritje i njerëzve po ikin nga luftërat. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të mund të rivendosim sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare të refugjatëve", tha Guterres.

Duke theksuar rëndësinë e të drejtave të grave dhe fëmijëve, Guterres tha se është e pamundur që të arrihet qëllimi i të drejtave të njeriut, nëse në këtë proces nuk përfshihen gratë dhe vajzat.

Gjatë katër javëve të ardhshme, përfaqësues të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të 47 vendeve anëtare do të marrin parasysh të gjitha çështjet aktuale që lidhen me këto fusha, me theks të veçantë ndaj krizës në Lindjen e Mesme.

Dhuna, tortura, liria fetare, lufta kundër terrorizmit, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, lufta kundër ndryshimeve klimatike janë vetëm disa nga temat që Këshilli do të në ditët e ardhshme për të diskutuar dhe të përpiqen për të rënë dakord mbi udhëzimet e përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së krizës.

Këshillit deri më 24 mars do t'i dorëzohen më shumë se 100 raporte nga 45 vende, duke përfshirë Sirinë, Mijanmarin, Iranin, Eritrean dhe vende të tjera. Gjithashtu është paraljmëruar një panel i posaçëm për dhunën dhe torturën e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kundër civilëve.

Këshilli ka mandat që të diskutojë të gjitha çështjet tematike dhe gjeografike të drejtave të njeriut që kërkojnë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Këshilli i të Drejtave të Njeriut numëron 47 shtete anëtare të OKB-së, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për një periudhë prej tre vjeçare.



Lajme të ngjashme