Sisi i propozon Izraelit vendosjen e palestinezëve në Gadishullin e Sinait

Mësohet se Abdulfettah al-Sisi, i cili erdhi në pushet në Egjipt me grusht shteti, i ka propozuar Izraelit vendosjen e palestinezëve në Gadishullin e  Sinait.

Sisi i propozon Izraelit vendosjen e palestinezëve në Gadishullin e Sinait

Pretendimi u konfirmua nga një ish-gjeneral izraelit, pak kohë pas përgënjeshtrimit të lajmit nga Tel-Avivi.  

Sipas një lajmi të gazetës “Maarif”, ish-oficeri i ushtrisë izraelite Arieh Eldad ka bërë këtë deklaratë:

"Sisi ka propozuar krijimin e "Shtetit Palestinez” në një pjesë të gadishullit Sina dhe se ky propozim mund të jetë një shembull për sa i përket vendosjes rajonale”.

Duke e lavdëruar propozimin e Sisit, Eldad tha:

"Unë shpresoj se deklaratat e President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Danëlld Tramp (Donald Trump) në lidhje me çështjen izraelito-palestineze janë në cilësinë që e mbështesin projektin në Sinai. Por në lidhje me këtë çështje i duhet bërë presion Jordanisë”, shtoi ai. 

Ministri izraelit i shtetit, Ayoob Kara në deklaratën që bëri javën e kaluar kishte thënë se Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu planifikon ti paraqesë presidentit amerikan Danëlld Tramp një projekt në lidhje me “vendosjen e palestinezëve në Gadishullin Sinai”, në vend të projektit për “zgjidhjen me dy shtete”, por Kryesia e Kryeministrisë Izraelite e kishte hedhur poshtë një lajm të tillë.

Nga ana tjetër, Husam Zumlut, këshilltari presidentit palestinez Mahmud Abbas për Çështjet Strategjike në reagimin e tij ndaj Planit Sinai tha:

"Kufijtë e palestinezëve janë të njohur. Ideja për vendosjen e palestinezëve në Gadishullin Sinai në Egjipt është një politikë e re e Izraelit, e cila nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë”.



Lajme të ngjashme