Trump në telefon me Jinping: Do të respektoj politikën e një Kine të vetme

Presidenti amerikan, Donald Trump, i deklaroi homologut të tij kinez, Xi Jinping, se do të respektonte politikën e një Kine të vetme, njoftoi të enjten në mbrëmje vonë Shtëpia e Bardhë, pas telefonatës mes dy liderëve...

Trump në telefon me Jinping: Do të respektoj politikën e një Kine të vetme

Presidenti amerikan, Donald Trump, i deklaroi homologut të tij kinez, Xi Jinping, se do të respektonte politikën e një Kine të vetme, njoftoi të enjten në mbrëmje vonë Shtëpia e Bardhë, pas telefonatës mes dy liderëve.

"Dy presidentët zhvilluna dje një bisedë telefonike shumë të gjatë", shtoi ajo.

"Unë e kuptoj plotësisht rëndësinë e vazhdimit nga ana e SHBA-së të politikës së një Kine të vetme", deklaroi Trump, sipas televizionit shtetëror kinez, "CCTV".

Sipas kësaj politike, të gjitha vendet, që kërkojnë marrëdhënie diplomatike me Kinën, duhet të shkëputin marrëdhëniet zyrtare me Tajvanin, që Pekini e konsideron provincë rebele.

Trump ka zhvilluar biseda telefonike me më shumë se 18 liderë botërorë, përpara se të zhvillonte një të tillë me Presidentin kinez, Xi Jinping.



Lajme të ngjashme