Vazhdojnë vuajtjet e myslimanëve të Arakanit

Myslimanët e Arakanit që janë strehuar në Bangladesh për shkak të mizorisë së udhëheqjes së Birmanisë janë ballë për ballë me një syrgjynosje të re.

Vazhdojnë vuajtjet e myslimanëve të Arakanit

Myslimanët e Arakanit që janë strehuar në Bangladesh për shkak të mizorisë së udhëheqjes së Birmanisë janë ballë për ballë me një syrgjynosje të re.

Rreth 300 mijë myslimanë të Arakanit që luftojnë me urinë dhe mjerimin do të dëbohen edhe nga kampi i mbyllur në Bangladesh.

Sipas udhëheqjes së kësaj të fundit, të strehuarit e Arakanit shkaktojnë probleme socio-ekonomike për popullin vendas.  

Myslimanët e Arakanit për të mos shkaktuar konflikt në Bangladesh planifikohet të vendosen në një ishullin e Gjirit të Bengalit.

Ky ishull ku planifikohet të vendosen këta njerëz nuk ka mundësinë për të strehuar 300 mijë vetë.  

Ishulli Thengar Chan në Gjirin e Bengalit u formua para 8 vjetësh.

Në pjesën më të madhe të vitit, për shkak të shirave Muson ishulli mbetet nën ujë, kurse kur ujërat tërhiqen, pas mbeten vetëm moçale.

Kjo tentativë edhe e mëparshme e udhëheqjes së Bangladeshit kundrejt myslimanëve të Arakanit kishte mbetur pa rezultat për shkak të reagimit të shoqërisë ndërkombëtare.  

Sipas arakanëve që Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar si “komuniteti që është përballur më shumë me mizorinë në botë”, me anë të këtij plani kërkohet që problemi i tyre të largohet nga rendi i  shoqërisë ndërkombëtare.  

Në kryengritjet që shpërthyen në 8 qershor 2012 ndërmjet myslimanëve dhe budistëve të paktën 88 veta mbetën të vdekur, 2 528 shtëpi u dogjën dhe rreth 90 mijë vetë u dëbuan.

Në ngjarjet gjatë vitit 2013 u vranë 50 persona dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Myslimanët e Arakanit që arratisen nga presioni që vazhdon në Birmani, emigrojnë në Malajzi, Indonezi dhe Bangladesh.



Lajme të ngjashme