Kremlini reagon ndaj fjalëve të gazetarit të Bill O’Reilly të “Fox News”

“Fjalët e punonjësit të “Fox News” (Bill O’Reilly) janë të papranueshme dhe ne i vlerësojmë ato si nënçmuese”, tha në një reagim publik zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

666270
Kremlini reagon ndaj fjalëve të gazetarit të Bill O’Reilly të “Fox News”
Kremlin.jpg
Kremlin.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump) iu përgjigj pyetjeve të Bill Orajlli (Bill O’Reilly) nga “Fox News”.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit, i cili tha se “Putini është një kriminel”, presidenti i ri amerikan bëri këtë koment: “Po pse Amerika është e pafajshme”?!

Pyetjes së Orajllit se kishte respekt apo jo për Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, Tramp iu përgjigj kështu: “Kam respekt për shumë njerëz. Por megjithëkëtë kjo nuk do të thotë që do të punoj me atë. Ai është lideri i vendit të vet. Unë mendoj se bashkëpunimi me Rusinë është i mirë se sa mos-bashkëpunimi me të”.

Ndërsa reagimi i Trampit ndaj fjalëve të Orajllit “mirëpo ai është një kriminel, Putini është një kriminel”, ishte në formën: “Ka shumë kriminelë. Edhe ne (Amerika) kemi shumë kriminelë. Çfarë mendon ti, se vendi ynë është i pafajshëm?”.

Nuk vonoi shumë edhe reagimi i Rusisë ndaj fjalëve të gazetarit Bill Orajlli, “Putini është një kriminel”.

Në një komunikatë të Kremlinit thuhet se fjalët e Orajllit “Putini është kriminel” janë të papranueshme, dhe “Fox News” duhet të kërkojë të falur për këto deklarata, vijon komunikata.

“Fjalët e punonjësit të “Fox News” (Bill O’Reilly) janë të papranueshme dhe ne i vlerësojmë ato si nënçmuese”, tha në një reagim publik zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.



Lajme të ngjashme