Kremlini është për zhvillimin e marrëdhënieve me ‘Iranin terrorist’

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov tha se Iranin nuk e shikojnë si “një shtet terrorist” dhe se do të vazhdojnë ti zhvillojnë marrëdhëniet me këtë vend.

Kremlini është për zhvillimin e marrëdhënieve me ‘Iranin terrorist’

Në lidhje me cilësimin e Iranit si shteti terrorist numër 1 në botë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump), në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Peskov tha: “Ne nuk pajtohemi me këtë qasje. Me Iranin kemi marrëdhënie të mira. Ne u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me këtë vend dhe shpresojmë ti zhvillojmë ato”.

Me ShBA-në kemi politika të ndryshme në lidhje me Iranin dhe disa çështje të tjera rajonale, u shpreh Peskov, duke shtuar se këto divergjenca nuk duhet të jenë pengesë para marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane.



Lajme të ngjashme