Kina akuzon SHBA-në për destabilizim të rajonit të Azi-Paqësorit

Pekini akuzoi të shtunën SHBA-në se po destabilizon rajonin e Azi-Paqësorit, pas deklaratave të sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes për çështjen mjaft të diskutueshme të ishujve të pretenduara si nga ana e Japonisë ashtu edhe e Kinës...

Kina akuzon SHBA-në për destabilizim të rajonit të Azi-Paqësorit

Pekini akuzoi të shtunën SHBA-në se po destabilizon rajonin e Azi-Paqësorit, pas deklaratave të sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes për çështjen mjaft të diskutueshme të ishujve të pretenduara si nga ana e Japonisë ashtu edhe e Kinës.

Gjatë një vizite në Tokio, sekretari për Mbrojtjen i Donald Trump, James Mattis, rikonfirmoi se arkipelagu i Senkakut (i quajtur Diaoyu në gjuhën kineze) në Detin e Kinës Lindore ishte i mbuluar nga aleanca ushtarake mes SHBA-së dhe Japonisë.

Arkipelagu me një sipërfaqe mjaft të vogël, i pabanuar, pretendohet njëkohësisht si nga Kina dhe Japonia.

Në formë kundërpërgjigje, Ministria kineze e Punëve të Jashtme vlerësoi se traktati japonezo-amerikan ishte një produkt i Luftës së Ftohtë, që nuk duhej të shkelte mbi sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat e saj legjitime.



Lajme të ngjashme