Filipine – Duterte njofton përfundimin e armëpushimit me rebelët komunistë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë të ditur se ka përfunduar armëpushimin me rebelët komunistë, që ka zgjatur 6 muaj...

665366
Filipine – Duterte njofton përfundimin e armëpushimit me rebelët komunistë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë të ditur se ka përfunduar armëpushimin me rebelët komunistë, që ka zgjatur 6 muaj.

Duterte ka shpallur përfundimin e armëpushimit nga ana e qeverisë, pasi paraprakisht rebelët komunistë i dhanë fund atij duke e akuzuar qeverinë se ka dështuar në lirimin e të burgosurve politikë.

Pas sulmeve të reja të rebelëve ndaj ushtarëve, Kreu i Shtetit të Filipineve i ka bërë thirrje ushtrisë që të jetë në gatishmëri.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar kishin lënë të lirë liderët e rebelëve për të inkurajuar bisedimet për paqe.



Lajme të ngjashme