Ministri i Mbrojtjes i Iranit bëri të ditur se testimi i raketës ka qenë i suksesshëm

Udhëheqja e ShBA-së pretendon se testimi i raketës në fjalë dështoi pasi ajo shpërtheu në ajër.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit bëri të ditur se testimi i raketës ka qenë i suksesshëm

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Huseyin Dehkan deklaroi se testimi i raketës balistike që u krye ditën e diel ishte i suksesshëm në kundërshtim me pretendimet e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dehkan në prononcimin e tij të bërë për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve, Tasnim, u rikujtua për deklaratat e bëra nga udhëheqja e ShBA-së se testimet e raketës janë në kundërshtim me marrëveshjen nukleare, ku ai tha se “Testimet e Iranit nuk paraqesin shkelje të marrëveshjes bërthamore dhe të rezolutës 2231”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se Irani ditën e diel   realizoi testimin e raketës, e cila dështoi pasi shpërtheu në ajër pas afërsisht 1 mijë kilometrave.

Sipas rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara të miratuar më 20 korrik 2015, Iranit i ndalohet çdo aktivitet në lidhje me raketa balistike të cilat mund të mbajnë mbushje bërthamore si dhe testimi i raketave të tilla.

Ndërsa udhëheqja e Teheranit pretendon se raketat në fjalë nuk kanë kapacitet të bartjes së kokave me mbushje bërthamore.



Lajme të ngjashme