Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irak – 49 mijë të shpërngulur kthehen në zonat e çliruara të Mosulit

Ministria irakiane për Emigracionin dhe Personat e Shpërngulur njoftoi të enjten se 49 mijë banorë të Mosulit janë kthyer në shtëpitë e tyre në zonat e çliruara nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH...

Irak – 49 mijë të shpërngulur kthehen në zonat e çliruara të Mosulit

Ministria irakiane për Emigracionin dhe Personat e Shpërngulur njoftoi të enjten se 49 mijë banorë të Mosulit janë kthyer në shtëpitë e tyre në zonat e çliruara nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH.

“Numri i të shpërngulurve brenda vendit, të cilët janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre në qytezën Kayyara, e pozicionuar në zonat lindore dhe jugore të qytetit, të shpëtuara në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i DAESH-it, ka arritur në 49 mijë veta”, deklaroi zëdhënësi i këtij dikasteri, Sattar Nowruz.

Zyrtari irakian sqaroi gjithashtu se po vazhdojnë përgatitjet kundër një vale të re të mundshme emigracioni të brendshëm gjatë operacionit, që pritet të nisë për çlirimin e zonës perëndimore të Mosulit.

“Kemi në dispozicion vende të zbrazura nga të shpërngulurit e kthyer në zonat lindore dhe jugore të Mosulit. Krahas tyre, ne megjithatë po përpiqemi për të rritur kapacitetin e kampeve të refugjatëve”, shtoi ai.

Nowruz vuri në pah se institucionet shtetërore dhe organizatat humanitare vazhdojnë të ofrojnë ndihma dhe ujë të pastër për të shpërngulurit dhe personat e strehuar në kampet e refugjatëve.



Lajme të ngjashme