Qipro - Vazhdimi i negociatave në fillim të marsit

Akënxhë dhe Anastasiadis ranë dakord për vazhdimin e konferencës së pesëshes që do të mbahet në Gjenevë në fillim të marsit.

663465
Qipro - Vazhdimi i negociatave në fillim të marsit

Vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme problemit të Qipros.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri i greko-qpriotëve, Nikos Anastasiadis u takuan në zonën tampon të ishullit.

Akënxhë dhe Anastasiadis ranë dakord për vazhdimin e konferencës së pesëshes që do të mbahet në Gjenevë në fillim të marsit.

Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjen e Qipros, Espen Bart Aide (Espen Barth Eide) në deklaratën e tij të bërë në lidhje me çështjen tha se “Liderët nga OKB-ja kërkuan që negociatat e Qipros të mbahen në fillim të muajit mars me pjesëmarrjen edhe të vendeve garantuese”.

Liderët, të cilët ranë dakord që gjatë muajit shkurt të takohen njëherë në javë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkuan kohë për përgatitje të konferencës.

Pritet që në negociata krahas delegacioneve të palëve të marrin pjesë edhe vendet garantuese Turqia, Greqia dhe Anglia.



Lajme të ngjashme