Netanjahu fton aleatët të vetëpërmbahen pas fitores së Trump

“Jemi përballë një mundësie të jashtëzakonshme për sigurinë dhe të ardhmen e shtetit të Izraelit, por, kjo kërkon përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje”, tha Netanjahu të hënën në prani të deputetëve të partisë së tij, Likud.

Netanjahu fton aleatët të vetëpërmbahen pas fitores së Trump

Kryeministri Beniamin Netanjahu vlerësoi të hënën se zyrtarizimi i Danëlld Tramp (Donald Trump) në ShBA ishte një mundësi e mrekullueshme për Izraelin, por u bëri thirrje aleatëve të tij të djathtë për të mos përshpejtuar lëvizjet politike.

Jemi përballë një mundësie të jashtëzakonshme për sigurinë dhe të ardhmen e shtetit të Izraelit. Por, kjo kërkon përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje nga ana jonë për të mos humbur këtë mundësi”, tha ai në prani të deputetëve të partisë së tij, Likud.

Netanjahu, në krye të një prej qeverive më të djathta në historinë e Izraelit, është përballuar me forcën e aleatëve të tij.

Këta të fundit shohin në ngjitjen e Trumpit në presidencë si një mundësi të artë për të vijuar kolonizimin në Cisjordani dhe në Jerusalemin Lindor, territore palestineze të pushtuara.

Netanjahu deklaroi të dielën në mbrëmje përpara qeverisë se do të hiqte të gjitha kufizimet për kolonizimet në Jerusalemin Lindor, i aneksuar dhe i pushtuar nga Izraeli, pasi deri më tani nën administratën e Barak Obamës, SHBA mbajti një qëndrim kundër kolonive, ndërsa ky i fundit është larguar nga Shtëpia e Bardhë.



Lajme të ngjashme