Le Pen: Evropa ka vdekur, por këtë nuk e di

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, Le Pen tha se "Evropa ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë”.

657060
Le Pen: Evropa ka vdekur, por këtë nuk e di

Liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen, ka deklaruar se Evropa ka vdekur, por ajo vetë këtë ende nuk e di.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, Le Pen tha se "Evropa ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë”.

Duke e bërë të ditur se nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë, Le Pen tha se në çështjen e sigurisë BE-ja ka mbetur e pafuqishme në mbrojtjen e kufijve të saj, ku madje edhe ne nuk mund të na mbrojë përballë terrorizmit."

Pasi ka folur edhe për të ardhmen e Francës në BE, Le Pen është shprehur se "Do të kërkojmë mbrapsht nga BE-ja sovranitetin tonë në çështjet që përbëhen nga kufijtë, ekonomia, gjyqësori, etj. Nëse BE-ja shprehet 'po' atëherë do të formojmë Evropën e përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet 'jo' atëherë unë i shpjegoj këtë francezëve, e vë në votim dhe them se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja."



Lajme të ngjashme