Ambasadori i SHBA-së në Astanë do të jetë vëzhgues në bisedimet për Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të pranishme si vend vëzhgues në bisedimet e Astanës për zgjidhjen e krizës siriane...

Ambasadori i SHBA-së në Astanë do të jetë vëzhgues në bisedimet për Sirinë

Uashingtoni do të marrë pjesë si vëzhgues në negociatat e Astanës për Sirinë.

Ndihmëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, njoftoi se Uashingtoni nuk do të dërgojë një delegacion në bisedimet për Sirinë, të cilat do të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, (të hënën) më datë 23 janar, duke e arsyetuar këtë vendim me prioritetet urgjente në tranzicionin e administratës së re.

Toner sqaroi se në emër të Uashingtonit zyrtar në bisedime do të marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Astanë, George Krol.



Lajme të ngjashme