Pse mbahet në 20 janar ceremonia presidenciale në ShBA?

Edhe nëse një president dhe zëvendëspresidenti i ri amerikan janë zgjedhur ose një president rizgjidhet, ai ose ajo solemnisht duhet të përsërisë betimin të lexuar nga Gjykata Supreme përballë Capitolit, në Uashington.

655660
Pse mbahet në 20 janar ceremonia presidenciale në ShBA?

Ceremonia e marrjes së detyrës nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një traditë të hershme dhe  që prej vitit 1937 kjo ceremoni është zhvilluar më 20 janar.

Presidentët e ardhshëm zgjidhen në muajin nëntor të një viti më parë për të marrë më pas detyrën më 4 mars, por në vitin 1933, kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u amendua për të specifikuar që kushtet e presidentit dhe zëvendëspresidentit të përfundonin në mesditën e 20 janarit, pas vitit zgjedhor.

Amendamenti u propozua në mars të vitit 1932 dhe procesi i ratifikimit u krye më 23 janar të vitit 1933.

Edhe nëse një president dhe zëvendëspresidenti i ri amerikan janë zgjedhur ose një president rizgjidhet, ai ose ajo solemnisht duhet të përsërisë betimin të lexuar nga Gjykata Supreme  përballë Capitolit,  në Uashington.

Mandati i presidentit është  katër vjet, që filloi me presidentin e parë amerikan, George Washington, në Nju-Jork më 30 prill të vitit 1789 dhe është përcaktuar në Kushtetutë.

Pasi betohet presidenti mban një fjalim, në të cilin ai skicon qëllimet e tij më të rëndësishme.

Ceremonia zhvillohet jashtë, në mjedis të hapur, pavarësisht motit.

Ceremonia pasohet nga një paradë përgjatë bulevardit “Pennsylvania” në Shtëpinë e Bardhë, një distancë prej rreth dy kilometrash.

Festimet përfshijnë gjithashtu edhe argëtime tjera, ceremoni dhe ballo.



Lajme të ngjashme