SHBA – Agjenda e ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti i 45-të, Donald Trump

Donald Trump pritet të bëjë të premten (20 janar 2017) betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ceremonitë janë parashikuar me kujdes për të siguruar transferimin e pushtetit në mesditë, sipas kushtetutës amerikane...

SHBA – Agjenda e ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti i 45-të, Donald Trump

Donald Trump pritet të bëjë të premten (20 janar 2017) betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ceremonitë janë parashikuar me kujdes për të siguruar transferimin e pushtetit në mesditë, siç është amenduar në kushtetutën amerikane.

Një agjendë e ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti i 45-të amerikan, Donald Trump, vijon si më poshtë:

06:30 (11:30 GMT) – Fillojnë kontrollet e sigurisë në “Capitol”.

07:00 (12:00 GMT) – Protestuesit kundër luftës nga Koalicioni ANSWER kanë planifikuar të mblidhen përgjatë rrugës së paradës.

Një gjyqtar vendosi këtë javë se protestat mund të bëhen, por kjo pjesë e rrugës së paradës mund të jetë rezervuar për spektatorët.

08:00 (13:00 GMT) – Protestues të tjerë do të mblidhen për të marshuar drejt “National Mall”, përfshirë edhe një grup pro legalizimit të marijuanës.

Në mëngjes (koha e saktë pritet të njoftohet) – Trump do të marrë pjesë në një shërbim tradicional në Kishën e “Shën-Gjonit”, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama, do të mirëpresin Trumpin dhe bashkëshorten e tij, Melania, për çaj dhe kafe në Shtëpinë e Bardhë para se presidenti në largim dhe presidenti i zgjedhur të drejtohen së bashku për në “Capitol”.

11:30 (16:30 GMT) – Fjala hyrëse në “Capitol”. Mike Pence do të bëjë betimin si zëvendëspresident.

Mesditë (17:00 GMT) – Trump bën betimin e drejtuar nga kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts.

Pas betimit, ai do të mbajë fjalim inaugurues, të cilin ndihmësit kanë thënë se pritet të zgjasë vetëm 20 minuta dhe të përqëndrohet më shumë në plane konkrete sesa në retorika.

Pasdite – Trump dhe Pence do të drekojnë me anëtarët e Kongresit brenda në “Capitol”.

Çifti Obama do të niset me helikopter presidencial në bazën ajrore “Andrews Air Force Base”, ku ata do të udhëtojnë për herë të fundit me avionin presidencial “Air Force One” për në Kaliforni, për pushime.

Në orën 15:00 (18:00 GMT) – Parada inauguruese e orkestrave ushtarake, grupet qytetare dhe autokolonat presidenciale fillojnë udhëtimin nga bulevardi “Pennsylvania” për në Shtëpinë e Bardhë.

Familja e Trumpit do të shikojë paradën nga një podium i ndërtuar posaçërisht për këtë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Protestues të paautorizuar kanë kërcënuar se do ta pengojnë këtë gjë.

Në mbrëmje – Familja e Trumpit do të marrë pjesë në tri ballo zyrtare inauguruese, përfshirë edhe një për ushtarakët.



Lajme të ngjashme