Rusia fton zyrtarisht ShBA-në në samitin e Astanës

Megjithë kundërshtimet e Iranit, Rusia i ka ftuar zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të marrin pjesë në bisedimet e Sirisë që do të mbahen më 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Rusia fton zyrtarisht ShBA-në në samitin e Astanës

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se ShBA-së i kanë dërguar ftesë për samitin historik që do të mbahet në Astana për Sirinë.

Lavrov njoftoi se ftesa në fjalë Uashingtonit i ishte dërguar të enjten.

Teherani zyrtar në dallim nga Moska është i mendimit që nuk ka nevojë për praninë e ShBA-së në tryezën e bisedimeve.

Armëpushimi i shpallur në Siri nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë, që nga 30 dhjetori e këtej në shumicën e kohës është respektuar pavarësisht shkeljeve sporadike.

Samiti i Astanës është në cilësinë e hapit të dytë në procesin e zgjidhjes së krizës siriane.

Opozitarët sirianë dhe regjimi i Damaskut më herët kanë njoftuar se do të marrin pjesë në këtë samit.

Ndërkohë armëpushimi në fuqi për momentin në Siri nuk përfshin grupet terroriste si DAESH- dhe al-Nusra.



Lajme të ngjashme