Ayrault: Franca nuk kërkon ndëshkimin e Britanisë së Madhe

Franca nuk ka si qëllim ta ndëshkojë Britaninë e Madhe për vendimin e marrë për daljen nga Bashkimi Evropian.

Ayrault: Franca nuk kërkon ndëshkimin e Britanisë së Madhe

Franca nuk ka si qëllim ta ndëshkojë Britaninë e Madhe për vendimin e marrë për daljen nga Bashkimi Evropian, u përgjigj sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault drejtuar homologut britanik, Boris Johnson.

“Nuk bëhet fjalë për të ndëshkuar Britaninë e Madhe, nuk është ky qëndrimi i Francës”, vijoi ministri, duke iu përgjigjur Johnson, i cili konfirmoi një ditë më parë se Britania e Madhe nuk do të pranonte të kryente një korrigjim të vendimit të saj.

“Të përmendësh një ndëshkim, kjo është një perde tymi për t’i mundësuar atyre që mbrojtën tezën e “Brexit” të minimizojnë ndikimin tek mbështetësit e tyre, pasi shohim më tepër pasoja negative”, u shpreh Ayrault.



Lajme të ngjashme