Bisedimet e Qipros vazhdojnë në zyrat e OKB-së në Gjenevë

Sot paradite filluan bisedimet e ditës së dytë të negociatave që vazhdojnë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës për zgjidhjen e çështjes qipriote.

Bisedimet e Qipros vazhdojnë në zyrat e OKB-së në Gjenevë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri grekoqipriot, Nikos Anastasiadhis në pjesën e parë të bisedimeve të sotme trajtuan çështjen e qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit.

Një kryefjalë tjetër që pret të shqyrtohet në tavolinë është edhe pjesëmarrja efektive në vendimmarrje, ku barazinë politike pala turke e shikon si një pjesë të pandarë.

Në rast se do të shënohet progres në këto çështje, do të kalohet në kryefjalën e territorit.

Në Gjenevë do të shkojnë për të kontribuuar në këto bisedime në lidhje me financimin e zgjidhjes edhe autoritetet e Bankës Botërore.

Në bisedimet e ditës së hënë palët përveç pikave të mësipërme shkëmbyen mendime edhe në lidhje me çështjen e sigurisë dhe garancive.

Po ashtu edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar të hënën në mbrëmje një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, me të cilin i bëri një vlerësim procesit të deritanishëm.

Ndërkaq Këshilltari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Qipron, Espën Bart Aide (Espen Barth Eide) është takuar në një darkë pune me përfaqësuesit e partive politike që kanë shkuar në Gjenevë për të kontribuar në procesin e bisedimeve.

Njoftohet se darka kaloi në një atmosferë mjaft pozitive.



Lajme të ngjashme