Wallace: Anglia në objektiv të DAESH-it për sulme me armë kimike

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Anglisë, Ben Uallas (Ben Wallace) tha se vendi i tij do të mund të bëhet skenë e sulmeve të DAESH-it me armë kimike.

Uallas, në një reportazh të dhënë për gazetën britanike “Sunday Times” tha se “DAESH-i dëshiron të realizoi frikën më të madhe të çdo njeriut”.

Duke e bërë të ditur se organizata, e cila zbaton këtë metodë në Irak dhe Siri, dëshiron që këtë ta provoj edhe në Evropë, Uallas tha se “Ambicia e DAESH-it është të ndërmarr sulme që do të shkaktonin vdekje masive. Ata dëshirojnë ti shkaktojnë dëme sa më shumë njerëzve. Nuk kanë rezerva morale në çështjen e përdorimit të armëve kimike. Në qoftë se arrijnë ta bëjnë, ata këtë do ta bëjnë në këtë vend”.

Ministri anglez në mes tjerash bëri të ditur se “Kemi parë që DAESH ka përdorur këto lloj armësh në Irak dhe Siri dhe dimë edhe dëshirën e tyre për ti përdorur ato edhe në Evropë. Në qoftë se ndërmarrin diçka të tillë atëherë numri i viktimave do të mund të jetë ‘frika më e keqe e të gjithëve’”.

Lajme të ngjashme