CENTCOM-i konfirmon vrasjen e Abu Jandalit, një nga krerët e DAESH-it

Abu Jandal al-Kuwaiti, një nga krerët e organizatës terroriste DAESH, është vrarë në qytetin Rakka të Sirisë, bëri të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së...

CENTCOM-i konfirmon vrasjen e Abu Jandalit, një nga krerët e DAESH-it

Abu Jandal al-Kuwaiti, një nga krerët e organizatës terroriste DAESH, është vrarë në qytetin Rakka të Sirisë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) bëri me dije se Abu Jandal, i konsideruar si një prej emrave më të rëndësishëm të kësaj organizate terroriste në Rakka, është vrarë më datë 26 dhjetor 2016, gjatë një sulmi ajror të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it, në afërsi të Digës “Tabqa”.

Sipas CENTCOM-it, Abu Jandal, ish-anëtar i Këshillit Luftarak të DAESH-it, ka luajtur një rol të rëndësishëm në rimarrjen e Palmirës nga forcat e regjimit, përpara se organizata terroriste ta emëronte atë përgjegjës për zonën e Tabqas.

“Abu Jandal ishte përgjegjës i komandove vetëvrasëse, autobombave, bombave artizanale të përforcuara dhe armëve kimike, që janë përdorur kundër Forcave Demokratike të Sirisë. Duke qenë se Abu Jandali kishte lidhje të ngushta me planifikuesit e sulmeve terroriste dhe anëtarët e Këshillit Luftarak të DAESH-it, vdekja e tij do të reduktojë aftësinë operacionale të organizatës terroriste për të mbrojtur qytetin Rakka dhe për të organizuar sulme kundër forcave perëndimore jashtë territoreve të kontrolluara prej saj”, theksohet në fund të komunikatës me shkrim të Komandës Qendrore të SHBA-së.



Lajme të ngjashme