Tajfuni Nina i afrohet brigjeve të Filipineve

Një tajfun i fuqishëm me shpejtësi të erës prej 255 kilometra në orë i afrohet brigjeve lindore të Filipineve.

Tajfuni Nina i afrohet brigjeve të Filipineve

Një tajfun i fuqishëm me shpejtësi të erës prej 255 kilometra në orë i afrohet brigjeve lindore të Filipineve. 

Tajfuni Nock – Ten, lokalisht i quajtur Nina, rreth orës 18:30 sipas kohës lokale goditi Catanduanes, ishulli më lindor i arkipelagut, por ende nuk ka informacione për viktima në njerëz. 

Ndërkohë, më shumë se 100.000 banorë janë evakuuar nga rajoni Bicol për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut. 

Në rrezik është rajoni në të cilin jetojnë thuajse 42 milionë persona, përfshirë edhe kryeqendrën Manila. 

Në shumë rajone është pezulluar komunikacioni ajror dhe rrugor, ndërsa peshkatarëve u është ndaluar lundrimi meqë dallgët momentalisht janë të larta rreth 2.5 metra. 

Filipinet për çdo vit goditen nga rreth 20 tajfun kryesisht të mëdha dhe vdekjeprurës nga Pacifiku.


Fjalët Kyçe: tajfun , Nina , Filipine , Catanduanes

Lajme të ngjashme