Irak - Sulm kamikaz i DAESH-it ndaj forcave të sigurisë në Mosull

Në këtë sulm ka humbur jetën një civil dhe janë plagosur 30 persona të tjerë në mesin e të cilëve 9 ushtarë.

Irak - Sulm kamikaz i DAESH-it ndaj forcave të sigurisë në Mosull

Në sulmin kamikaz të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste DAESH në lagjen Gokçeli në lindje të Mosullut në Irak, ka humbur jetën një civil ndërsa u plagosën 30 persona të tjerë në mesin e të cilëve ndodhen edhe ushtarët.

Gjeneral majori i ushtrisë irakiane, Aziz Halid deklaroi se sulmi ka ndodhur në afërsi të qendrës së sigurisë dhe tregut popullor në lagjen Gokçeli, e cila është çliruar nga DAESH-i para afërsisht 2 muajve.

Halid gjithashtu bëri të ditur se në këtë sulm ka humbur jetën një civilë dhe u plagosën 30 persona në mesin e të cilëve 9 janë ushtarë.

Sulmi kamikaz në fjalë është cilësuar si sulmi i parë ndaj forcave të sigurisë i ndërmarr në zonat e çliruara në lindje të Mosullit.

Lagjja Gokçeli që ndodhet në zonën lindore të qytetit të Mosullit është çliruar nga forcat irakiane të sigurisë dy javë pas fillimit të operacioneve për rimarrjen e Mosullit më 17 tetor.


Fjalët Kyçe: sulm , kamikaz , DAESH , Mosull , forcat e sigurisë

Lajme të ngjashme