Putin: Inteligjenca masa shtesë për forcimin e sigurisë brenda dhe jashtë Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të martën shërbimet sekrete për forcimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë vendit, një ditë pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov...

Putin: Inteligjenca masa shtesë për forcimin e sigurisë brenda dhe jashtë Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të martën shërbimet sekrete për forcimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë vendit, një ditë pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrei Karlov.

“U kërkoj shërbimeve sekrete që të marrin masa shtesë për të përforcuar sigurinë brenda Rusisë dhe jashtë vendit, për të rritur sigurinë e organizatave ruse jashtë vendit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre”, deklaroi Putin, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ju kërkoj kryesisht intensifikim të bashkëpunimit me shërbimet e huaja sekrete”, shtoi Putin në prani të zyrtarëve të shërbimeve të ndryshme sekrete të vendit të tij me rastin e Ditës së Agjentëve të Shërbimeve të Inteligjencës.



Lajme të ngjashme